Kulturë Më shumë

“Kuvendimi te Gazi”: Fustanella veshja e hershme e burrave në Ulqin

Prej tvteuta15:47, 25 Shkurt 2019

“Kuvendimi te Gazi” organizimi cili mbahet çdo të shtunën e fundit të muajit, edhe kësaj radhe solli një temë tejet interesante, atë mbi veshjet  popullore të Ulqinit me rrethinë,  për të cilën të pranishmit me shumë dëshirë diskutuan. Përveç fjalëve nuk munguan as veshjet, ndër të cilat vlen të përmendet Luljeta Avdiu Cura e cila në këtë mbrëmje erdhi e veshur me veshjen tradicionale  të Anës së Malit, kurse Munib Abazi kishte sjellur jelekun e veshjes Ulqinake dhe hiladhykun origjinal me florinj ari dhe inxhi të vërrtete I cili është punuar para75 viteve, e ruajtur me shumë kujdes si trashigimi me vlera të posaçme. Ali Gjeçbritaj theksoi karakteristikat e veshjes kranjane, sidomos veçantine e veshjes sipas moshës dhe statusit bashkëshortorë, kurse Shefqet Luca gjatë mbrëmjes kishte sjellur edhe qeleshet autentike vendase, të cilat për  nga forma e majes dallojnë sipas rajoneve. Këto qeleshe sipas dëshires të pranishmit I vendosën mbi kokë dhe u zhvillua një diskutim tejet interesant. Fokusi më I madh ishte tek veshjet e burrave, pse ato nuk janë ruajtur dhe nuk përdoren, përveç në raste të folkloreve dhe organizimeve kulturore. Këtu u vu në pah fustanella, për të cilën u theksua se ishte veshje e burrave të kësaj ane, por e cila ka shumë kohë që është hequr nga përdorimi, sa që është harruar pothuajse krejt. Mbi fustanellën më shumë detaje në këtë mbrëmje  ka spjeguar Sami Flamuri, I cili si karakteristike e mori gjatësinë origjinale të fustanellës e cila duhet të ishte nën gjunj dhe duhej të kishte 300 pola. Në diskutim morën pjesë edhe Xhenana Bibeziq dhe Edina Mustafiq të cilat sollën disa eksperienca dhe mendime të tyre lidhurme veshjet tradicionale. Një përmbledhje profesionale të veshjeve tona tradicionale e bëri Gazmend Kovaçi, drejtori I Muzeut në Ulqin, I cili tërhoqi një paralele në mes të veshjeve të sotme dhe atyre nga antikiteti, duke theksuar se veshja e burrave në kohëra të lashta mendohet të ketë qenë fustanella, e cila mund të ketë dalluar sipas formës ne periudha të ndyshme kohore, kurse veshja e sotme e burrave simbolizon periudhen kohore të shekujve të fundit.

Një vërejtje e madhe ndaj ruajtjes së vlerave tradicionale dhe kulturore iu dha institucioneve vendore të cilat nuk tregojnë vëmëndje të mjaftuesme ndaj kulturës në përgjithësi, kurse Ulqini ka një thesar të paçmuar të vlerave tradicionale.

Trashigiminë kulturore dhe tradicionale në masë të madhe në Ulqin po e ruajnë dhe kultivojnë grupe individësh me shumë pak mjete financiare nga donacione të ndryshme, më tepër si vullnetarë, vetëm për të mbojtur dhe ruajtur vlerat popullore të këtyre zonave. Këto grupe kulturore po marrin pjesë në shumë vende të botës duke përfaqësuar Ulqinin dhe pothuajse çdo herë kthehen me çmime,mirënjohje dhe falenderime, por ajo që çdoherë ju mungon, është ndonjë çmin, mirënjohje ose së paku falenderim nga institucionet vendore për aktivitetet dhe prezantimin dinjotoz që e bëjnë gjatë vitit.

  • 1

    Radio