Politikë Më shumë

KUVENDI VAZHDOI PUNIMET, MAVRIANI TERHIQET NGA VOTIMI

Prej tvteuta18:09, 20 Qershor 2019

Sot u vazhdua mbledhja e Kuvendit te Komunes se Ulqinit ne te cilen vemendje me e madhe u dha ne  Propozim vendimin për kalimin e të drejtës së pronësisë Qeverisë së Malit të Zi të lokalitetit „Mavrian“, pike e cila zgjoi mjaft debate dhe propozime te ndryshme te cilat mund te cilesohet vetem si politikberje. Nje propozim konkret lidhur me piken ne fjale ishte ai I kryetarit te Kuvendit Dr Ilir Capunit I cili permes 4 amandamenteve vuri ne pah mbrojtjen e pronesise komunale, duke e afatizuar dhenjen e saj me Strategjine e mbrojtjes deri ne vitin 2028 te dhene nga Ministria e mbrojtjes se Malit te Zi. Amandamenti kaloi me shumice votash por para se te kaloje Vendimi me perberje  te  amandamentit  ne votim, kryetari I komunes Loro Nrekiq e terheqi piken nga votimi.

Kuvendi do te vazhdoje mbledhjen te henen ne ora 10.00 me diskutimet mbi Propozim vendimin  për shpalljen e parkut të natyrës „Kriporja e Ulqinit”.

  • 1

    Radio