Sociale Më shumë

Kuvendi u heq imunitetin deputetëve Mandiq dhe Knezheviq

Prej tvteuta16:47, 15 Shkurt 2017

Kuvendi i Malit të Zi në seancën e sotme njëzëri vendosi për heqjen e imunitetit të deputetëve të Frontit Demokratik  Andrija Mandiq dhe Millan Knezheviq.

Gjatë mbajtjes së seancës disa qindra protestues, simpatizantë të opozitës, ishin grumbulluar para ndërtesës së Kuvendit, në mes të cilëve kishte edhe zyrtarë të partive opozitare. Disa deputetë të Frontit hynë edhe në ndërtesën e Kuvendit, ku hodhën parulla kundër përfaqsuesve të shumicës të cilët i akuzuan edhe për akte kriminale dhe bashkëpunim me shërbimet sekrete. Pas përfundimit të seancës, Mandiq dhe Knezheviq njoftuan se arrestimin do ta presin në ambientet e Kuvendit.

  • 1

    Radio