Kuvendi sot vendos për antarsimin në NATO
Prej tvteuta09:54, 28 Prill 2017
Kuvendi i Malit të Zi në mbledhjen e sotme që do të mbahet në Cetinë, do të diskutojë Propozim ligjin për vërtetimin e marrëveshjes verioatlantike , me të cilën sigurohen kushtet për antarsimin e Malit të Zi në NATO.
Mbledhja do të fillojë në ora 14.00 kurse propozimin para deputetëve do ta arsyetojë kryeministri Dushko Markoviq. Nga partitë opozitare, në mbledhje do të marrin pjesë vetëm deputetët e Partisë Socialdemokrate, kurse Fronti Demokratik u ka bërë thirrje qytetarëve që para ndërtesës së Kuvendit në Cetinë të mblidhen në protestë paqësore.