Aktuale Më shumë

Kuvendi përsëri vendosi për shqyrjen e zgjedhjeve lokale

Prej tvteuta10:14, 10 Maj 2022

Deputetët e kuvendit të Malit të Zi në mbledhjen e djeshme u deklaruan përsëri mbi ligjin për vetëqeverisjen lokale, pasi Presidenti Millo Gjukanoviq e ktheu këtë akt për  ri-miratim. Ndryshimet e ligjit në fjalë parashikojnë shtyrjen e mbajtjes së zgjedhjeve në 14 komuna për në tetor.

Ndryshimet në ligj u miratuan përsëri, çka më vonë u konfimrua edhe nga presidenti. Ky vendim i Kuvendit do të përballet me ankesë në Gjykatën Kushtetuese pasi të paktën një organizatë joqeveritare ka njoftuar se do ta çojë vendimin për shyrtim në gjykatën më të lartë të vendit, pasi e konsiderojnë atë anti-kushtetues.

  • 1

    Radio