Kuvendi: Për NATO me 28 prill
Prej tvteuta20 April 2017
Kuvendi i Malit të Zi do të shqyrtojë propozim ligjin për vërtetimin e marrëveshjes Veritlantike me 28 të këtij muaji në seancën e cila do të mbahet në Cetinë. Vendimin për thirrjen e kësaj seance e solli kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Ivan Brajoviq. Ligjin për këtë marrëveshje e solli Qeveria javën e kaluar, me propozim që të miratohet me procedurë të shkurtuar. Pas sjelljes dhe hyrjes në fuqi të këtij ligji, Mali i Zi do ta dorëzojë instrumentin e vërtetimit të marrëveshjes veriatlantike në Qeverinë e SHBA, që është deponuese e kontratës. Data e pranimit të këtij instrumenti për vërtetim do të jetë edhe data e hyrjes së Malit të Zi si anëtar fuqiplotë i NATO-s.