Kuvendi Komunal: Probleme me numrimin e votave, këshilltarët e Forcës lëshojnë mbledhjen
Prej tvteuta12 October 2017

Në mbledhjen e djeshme të Kuvendit Komunal u diskutua propozimi i klubit të Partisë Demokratike të Socialistëve në lidhje me ndryshimin e llogaritjes së tatimit në patundshmëri, i cili ishte miratuar në mbledhjen e Kuvendit në pranverë. Për këtë propozim u deklaruan këshilltarët e Partisë Demokratike të Socialistëve dhe Partisë Demokratike, kurse kundër ishin ato të Forcës, dhe Skender Elezagiq i Partisë Socialdemokrate. Këshilltarët e UDSH-së dhe Florin Pali i Perspektivës abstenuan. Gjatë numërimit të votave erdhi deri tek problemet pasi sipas shërbimit të Kuvendit pro ishin 14 këshilltarë, çka u cilësua si e pamundur , pasi në sallë ishin 7 këshilltarë të Partisë Demokratike të Socialistëve dhe 3 të PD-së. Më vonë ky numër u reduktua në 13, por këshilltarët e Forcës nuk e pranuan votimin dhe lëshuan mbledhjen.