Sociale Më shumë

Kuvendi Komunal përpilon listën e viktimave të tërmetit në vitin 1979. Kërkohen informata shtesë nga qytetarët

Prej tvteuta14:44, 12 Mars 2020

LAJMËRIM

Programi për Ngritjen e Përmendoreve në Territorin e Komunës së Ulqinit në vitin 2020 i miratuar në Kuvendin e Komunës së Ulqinit më 29.12.2019, parasheh ngritjen e përmendores për viktimat e termetit të 15 prillit 1979. Lidhur me këtë, në bashkëpunim me organet e administratës është përpiluar lista e mëposhtme e viktimave. Lusim të gjithë qytetarët që nëse kanë informata për këtë, të komunikojnë me Kuvendin e Komunës në numrin e telefonit 030 412 456, me email në parlament@ul-gov.me, ose me postë në adresën Kuvendi i Komunës së Ulqinit, Bul. Gjergj Kastrioti Skenderbeu pn, 85360 Ulqin.

  1. Jusuf Ahmet Elezaga (1912, 67, Kala)
  2. Xhemal Idrizaga (1929, 50, Kala)
  3. Feriha Nimanbegu (1935,  44, Kala)
  4. Agron Goga (1966, 13, Kala) 
  5. June Uruçi (1905, 74, Kala)
  6. Fatime Shurdha  (1892, 87, Kala)
  7. Rabie Kurti (1948, 31, Kllezën) 
  8. Adem Kurti (1974, 5, Kllezën )
  9. Rexhep Kurti (1974, 5, Kllezën)
  10. Sadete Kurti (1977, 2, Kllezën)
  11. Naser Kurti (1976, 3, Kllezën)
  12. Pal Nrekiqi (1966, 13, Kllezën)
  13. Haxhi Sellaj (1885, 94, Brajshë)
  14. Ramazan Kasneci (1967, 12, Brajshë)
  15. Nurije Ibroçi (1929, 50, Kaliman)
  16. Prena Dugagjin (1916, 63, Reç)
  17. Lulë Llukiq (1921, 58, Salç)
  18. Rabie Ardoliq (1919, 60, Zogaj)
  19. Nazmi Ardoliq (1977, 2, Zogaj)
  20. Slobodanka Radovanović (1975, 4, Zogaj)
  21. Zorka Vučević (1922, 57, Zogaj)
  22. Mark Llukiq (1912, 67, Kullomzë)
  23. Angja Nilloviq (1905, 74, Kullomzë)
  24. Gjon Pepgjonoviq (1897, 82, Pistull)
  25. Veliša Sekulić  (1904, 75, Ulqin) 

  • 1

    Radio