Kuvendi Komunal: Miratohet vendimi për financim të përkohshëm
Prej tvteuta09:55, 20 Janar 2016

Mbrëmë është mbajtur mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal në të cilën u miratua vendimi për financim të përkohshëm.
Pas debateve të shumta që kryesisht nuk kishin lidhje me rendin e ditës shumica e këshilltarëve votuan për miratimin e këtij vendimi. Në tre muajt e ardhshëm duhet të miratohet vendimi për buxhetin e vitit 2016, përndryshe vendoset administrimi i detyruar.