Politikë Më shumë

Kuvendi Komunal: Miratohet propozim vendimi për shpalljen e qytetarëve të nderit

Prej tvteuta16:52, 9 Mars 2017

Ne mbledhjen e sotme te Kuvendit Komunal keshilltaret u deklaruan per nje sere pikash, ku me shume debate ngjalli ajo per transformimin e NP Veprimtarite Komunale ne shoqeri me pergjegjesi te kufizuar, ku pati akuza e kunderakuza per pergjegjesine e gjendjes ne te cilen ndodhet ndermarrja.

Megjithate propozimi u miratua me shumicen e votave, dhe pastaj u kalua ne piken nr 15, miratimin e vendimit per shpalljen e personave si qytetare nderi te Ulqinit. Per kete pike pati ferkime mendimesh personale ne lidhje me nevojen apo jo qe ky propozim te kaloje shqyrtimin publik. Nga propozuesi, sekretarja per administrate dhe veprimtari shoqerore Gjina Daboviq, disa here u sqarua se ky propozim eshte ne perputhje me te gjitha  normat ligjore. Ne fund edhe kjo pike u miratua me shumice votash.

  • 1

    Radio