Kuvendi Komunal: Miratohen të gjitha pikat e rendit të ditës
Prej tvteuta26 October 2017
Në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal, këshilltarët arritën që më në fund të miratojnë të gjitha pikat e rendit të ditës, ku spikat llogaria përfundimtare e buxhetit për vitin 2016 dhe raporti i Kryetarit të Komunës dhe qeverisjes lokale për të njëjtin vit. Në fillim këshilltarët debatuan përsëri për raportin e komisionit të Sekretariatit për financa, i cili kishte gjetur mungesë të inventarit. Këshilltari i PDS-së Boro Bashoviq kërkoi që të gjendet se ku ka përfunduar inventari i munguar dhe poashtu të bëhet regjistrimi i gjithë pasurisë së Komunës. Kryetari Loro Nrekiq inicoi formimin e komisioni të Kuvendit i cili do të mbikqyrë punën e komisionit për regjistrimin e pasurisë që pritet të formohet nga ekzekutivi. Në krye të këtij komisioni do të jetë këshilltari Ardian Mavriq, kurse anëtarë do të jenë Haxhi Sulejmani, Luigj Shkrela, Dritan Alaj dhe Skender Elezagiq.