Politikë Më shumë

Kuvendi Komunal: Mbledhja e Këshillit për emërime nuk u mbajt për mungesë të kuorumit

Prej tvteuta11:55, 10 Shkurt 2021

KUMTESË PËR OPINION

 

Mbledhja e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime të Kuvendit të Komunës së Ulqinit nuk u mbajt për shkak të mungesës së kuorimit. Në mbledhje, përveç kryetarit të Komisionit z. Sabri Salaj, morri pjesë këshilltari Nevryz Shaptafoviq dhe përfaqësuesi i Sekretariatit për Administratë dhe Veprimtari Shoqërore. Mospjesëmarrjen e vet në mbledhjen e sotme, për shkaqe objektive e ka arsyetuar vetëm këshilltari Luigj Shkreli.

Në këtë mbledhje, sipas thirrjes, është dashur të diskutohet për përfundimin e mandatit të krytetarit të Komunës, i cili, sipas udhëzimit të Sekretariatit për Administratë dhe Veprimtari Shoqërore, më datën 30.01.2021, ka mbushur 67 vjeç dhe i cili ka më shumë se 15 vjet stazh pune.

Ky komision ka për detyrë që Kuvendit të Komunës së Ulqinit t’i propozojë Vendimin për përfundimin e mandatit të kryetarit të Komunës dhe propopzimin e Vendimit për përcaktimin e nënkryetarit i cili do të ushtrojë funkcionin e kryetarit të Komunës deri në zgjedhjen e kryetarit të ri të Komunës.

Në këtë komision, marrin pjesë pjesëtarët e të gjithë klubeve të përfaqësuar në Kuvendin e Komunës së Ulqinit.

 

K R Y E T A R

Dr. Ilir Çapuni

  • 1

    Radio