Kuvendi Komunal: Dorëzohen nënshkrimet për futjen e Pyllit të Pishave në rend të ditës
Prej tvteuta10:34, 18 Tetor 2019
Mbledhësit e nënshkrimeve kundër kalimit të Pyllit të Pishave në pronësi të Qeverisë, i kanë dorëzuar Kuvendit Komunal mbi 700 nënshkrime me të cilët kërkohet vendosja e kësaj çështjeje në rend të ditës së Kuvendit. Kryetari Ilir Çapuni , ka sjellur vendim që mbledhja e radhës e Kuvendit të Mbahet më 28 tetor, dhe deri atëherë pritet që kjo kërkesë të kalojë në instancat e duhura para se të dalë para këshilltarëve.