Politikë Më shumë

Kuvendi Komunal do të shqyrtojë rastin K1 dhe problemet në Pyllin e Pishave

Prej tvteuta16:20, 29 Maj 2019

Në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal të Ulqinit u diskutua për disa nga pikat e rendit të ditës, por fokusi më i madh ishte në rastin K1, i cili rrezikon të paralizojë gjithë administratën lokale. Kjo çështje u vendos në rend të ditës , edhe pse nga disa këshilltarë kjo gjë u cilësua si e vonuar pasi vendimi gjygjsor tashmë është i plotë. Kryetari i Forcës, Nazif Cungu, lexoi përgjigjen që Ministria e financave i ka dërguar deputetit Nimanbegu, me të cilën njoftohet se Komuna e Ulqinit nuk do të ketë ndihmë nga ana e Qeverisë për kapërcimin e kësaj situate. Me kërkesë të këshilltares , Leonora Shata, në rend të ditës u vendos edhe diskutimi për devastimin e Pyllit të Pishave, i cili u përkrah nga këshilltarët e partive të tjera, por jo edhe Partisë Demokratike të Socialistëve të cilët nuk votuan. Mbledhja do të vazhdojë pas festës së Bajramit, kur do të diskutohet edhe për pikat e tjera.

  • 1

    Radio