Politikë Më shumë

Kuvendi Komunal: A do të ketë mbledhje të veçantë për incidentin e 28 nëntorit?

Prej tvteuta16:46, 3 Dhjetor 2018

Sot këshilltarët e Kuvendit Komunal u mblodhën për të diskutuar 12 pikat e rendit të ditës, por prej fillimit debati u kthye në drejtime të tjera. Në mes tërheqjeve të vërejtjeve për rspektimin e rregullores dhe rendit të ditës, incidenti i 28 nëntorit zyri një pjesë të debatit të hershëm.

Këshilltari Haxhi Sulejmani shprehu protestën e tij për këtë incident por ngjalli reagim nga kolegu Luigj Shkrela, sipas të cilit, këto reagime duhet të bëhen në mënyrën dhe vendin e duhur, të paktën nëpërmes një konferencë per media. Kryetari i Kuvendit, Ilir Çapuni tha se çështja e respektimit të flamurit është mjaft serioze dhe la të kuptohej se për këtë ndoshta mund të ketë edhe një seancë të posaçme të Kuvendit.

  • 1

    Radio