Aktuale Më shumë

Kuvendi i Shqipërisë nuk miratoi rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Prej tvteuta09:39, 13 Maj 2022

Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar djekërkesën e deputetit të Partisë Demokratike, Tritan Shehu për të votuar rezolutën që dënon gjenocidin serb në Srebrenicë në Bosnjë-Hercegovinë.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka thënë se nuk mund të pranohet kërkesë për rezolutë për gjenocidin serb në Srebrenicë nga ish-Presidenti Sali Berisha i cili sipas Ballës ka shkelur embargon kundër Jugosllavisë gjatë kohës së luftës duke lejuar furnizimin me naftë të ushtrisë serbe.

Nga ana tjetër. Berisha deklaroi se njohja e gjenocidit në Srebrenicë është një akt i domosdoshëm për kombet dhe shoqëritë e civilizuara dhe se është kusht themelor që të mos përsëritet. Në fjalën e tij  propozuesi Tritan Shehu e ka quajtur të paprecedent këtë vendim.

  • 1

    Radio