TURIZËM Më shumë

Kuvendi i OT-së: Rezultatet tejkalojnë edhe pritshmëritë më optimiste

Prej tvteuta15:36, 8 Dhjetor 2017

Sot në sallën e Kuvendit Komunal u mbajt Kuvendi i Organizatës Turistike të Ulqinit, në të cilin u miratua raporti i punës për vitin 2016, dhe plani për vitin 2018. Rezultatet e arritura nga Organizata Turistike në këtë periudhë morën lëvdata nga të pranishmit, duke pasur parasysh se në vitin 2016 ajo ka arritur të grumbullojë mbi 500.000 euro të ardhura dhe të shënojë bilanc pozitiv prej 57.000 euro.

Kryetari i Këshillit drejtues Rexhep Taganoviq, bëri një prezantim të hollësishëm dhe u shpreh i kënaqur me arritjet e këtyre dy viteteve. Drejtori Fuad Haxhibeti njoftoi se rritja e të ardhurave ka vazhduar edhe në vitin 2016, kur ka pasur rritje të të ardhurave prej rreth 15%, kurse për vitin 2018 planifikohet që ato të jenë 16% më të larta , në gjithsejt 640.000 euro. Kryetari i Komunës Nazif Cungu falenderoi udhëheqësinë e kësaj organizate për rezultatet e arritura të cilat duhet të janë inkurajuese për punë edhe më të mirë në të ardhmen, sidomos në sferën e vjeljes së taksës turistike. Për vitin 2018, Organizata Turistike planifikon organizimin e 22 manifestimeve , të cilët kanë për qëllim promovimin e ofertës turistike të qytetit dhe zgjatjen e sezonit .

 

  • 1

    Radio