Kuvendi i Malit të Zi: Sot vendoset për Komunën e Tuzit
Prej tvteuta27 April 2017
Kuvendi i Malit të Zi do të diskutojë sot në mes tjerash edhe për nryshimet dhe plotësimet e ligjit për organizim territorial, me të cilin parashihet që Tuzi prej shtatorit të vitit 2018 do të jetë Komunë e pavarur me të drejta të plota. Me ndryshimet e ligjit po ashtu parashihet formimi i Këshllit organizativ, në mënyrë që komuna e re të funksionojë pa probleme. Detyrë e këtij këshilli do të jetë edhe organizimi i marrëdhëneve me komunat e tjera, kufizimi territorial dhe ndarja e pasurisë. Formimi i Komunës së Tuzit me të drjeta të plota është një nga kushtet kyçe të koalicionit “Shqiptarët e vendosur” për përkrahjen e Qeverisë aktuale.