Kuvendi i Malit të Zi: Sot ora e kryeministrit
Prej tvteuta09:45, 25 Tetor 2017
Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, do të përgjigjet sot në pyetjet e përfaqësuesve të Klubeve të deputetëve në Parlamentin e Malit të Zi.. Në emër të Klubit të deputetëve të partive të pakicave, Genc Nimanbegu do ta pyes kryeministrin se cili është qëndrimi i Qeverisë së Malit të Zi në raport me sistemin e përgjithshëm tatimor në Mal të Zi, nëse ai është qëndrueshëm me shkallën ekzistuese tatimore ose ato duhet rritur në vitet e ardhshme buxhetore.
Nimanbegu do ta pyes Markoviqin nëse ekzistojnë ide në Qeveri dhe në Ministrinë e financave që një pjesë e të ardhurave të cilat realizohen përmes tatimeve- tatimit në vlerën shtesë , akcizave në derivate e të ngjashme, tu jepen Komunave, me qëllim që ato të kenë qëndrueshmëri financiare dhe tu mundësohet që të përgjigjen ndaj nevojave të qytetarëve. Pjesmarrjen në orën e kryeministrit e kanë njoftuar edhe deputetët e Frontit Demokratik.