Politikë

Aktuale Më shumë

Kuvendi i Kryeqytetit nuk do të diskutojë për rezolutën e Injacit, propozuesi tërhoqi nismën

Prej tvteuta1 August 2024

Këshilltarët e Kuvendit të Kryeqytetit në seancën e sotme nuk do ta diskutojnë propozimin për shkarkimin e kryetares Olivera Injac, sepse këshilltari socialdemokrat Millosh Mashkoviq në emër të propozuesit tha se po e tërheqin atë propozim. Sipas tij, është krejtësisht e panevojshme që të diskutohet sot, duke qenë se këshilltarët shkurtuan mandatin e parlamentit vendor. “Ne e kemi dorëzuar këtë iniciativë si një nga mekanizmat për të gjithë ata njerëz që në atë moment kanë qenë të gatshëm të shkojnë në zgjedhje të parakohshme lokale. Për këto arsye ne po e tërheqim këtë iniciativë nga rendi i ditës për të mos i ngarkuar më tej qytetarët me një debat të gjatë dhe shterues”, tha Mashkoviq. Kujtojmë se në seancën e mbajtur më 24 korrik, me mbështetjen e 31 këshilltarëve, u votua shkurtimi i mandatit të parlamentit vendor. Për shkurtimin e mandatit votuan këshilltarët nga PDS, Social Demokratët, SDP, LP, Partia Demokratike e Romëve, Lëvizja për Podgoricë, URA dhe një këshilltar nga Lëvizja për Ndryshim. Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, ka shpallur zgjedhjet për këshilltarë në Kuvendin e Kryeqytetit të Podgoricës për 29 shtator.