Kuvendi do të shtyjë afatin për reformën zgjedhore deri më 18 dhjetor
Prej tvteuta15:46, 9 Nëntor 2019
Në kolegjiumin e sotëm të kryetarit të Kuvendit të Malit të Zi është vendosur që afati për reformën zgjedhore të shtyhet deri më 18 dhjetor, pasi deri tani në Këshillin për reformën e legjislaturës zgjedhore nuk është arritur pajtimi për asnjë propozim. Afati i mëparshëm ishte deri më 15 nëntor por nga sektori civil disa herë kanë apeluar që ai të shtyhet pasi koha në dispozicion është mjaft e shkurtër. Vendimin për shtyrje Kuvendi duhet ta sjellë javën e ardhëshme kurse më hertë për të duhet të deklarohen edhe anëtarët e këtij Këshilli.