Rajoni/Bota

Rajoni/Bota Më shumë

Kuvendi i “betejave”

Prej tvteuta23 October 2015

Kuvendi i Kosovës pritet që në orët e pasdites të vazhdojë seancën e ndërprerë tashmë disa herë nga forcat politike në opozitë.Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, që të tria në opozitë, kanë kërkuar që Kuvendi të mos mbajë më seanca, deri në plotësimin e kërkesave të tyre.Opozita është zotuar se do të vazhdojë të bllokojë punimet në Kuvendin e Kosovës, deri në shfuqizimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.Me theks të veçantë, opozita kundërshton marrëveshjen për themelimin e Asociacionit të komunave të banuara me shumicë serbe, të arritur më 25 gusht të këtij viti, duke e cilësuar atë si hap drejt ndarjes së Kosovës.