Slider Më shumë

Kushtet e kopshtit “Solidariteti” dhe problematikat aktuale

Prej tvteuta14:48, 8 Shkurt 2022

Shpesh herë biem në dilemë se cila është zgjidhja më e mirë për femiët tonë dhe mundohemi t’iu ofrojmë kushtet më të mira.
Kjo ishte edhe një ndër arsyet pse zgjodhëm pikërisht  të flisnim me drejtoreshën e kopshtit “Solidariteti” Elmadije maraj .
Na foli duke filluar nga grupmoshat se si i ndajnë e deri tek ushqimet dhe përkushtimin e vazhdueshëm që ky staf jep për këto fëmijë.

Të shkonim në kopësht pa u takuar me  fëmijët nuk kishim se si, me këtë rast , ato na dhuruan një shfaqe mbi aktivitetin e tyre ditor , ku për qëllim kishin mësimin e shenjave të komunikacionit.

Për tu kthyer edhe një herë tek biseda që kishim me drejtoreshën , diçka që përmendëm ishte edhe kurioziteti i shumë banorëve të Anës së Malit, kopshti i kësaj zone i cili ka kohë që nuk është në funksion , për tërë këtë problematikë ta quajmë kështu, na foli drejtoresha Maraj ,
duke na qartësuar se procedura ka filluar tash e një kohe por ajo shpreson që së shpejti ti vij fundi.

  • 1

    Radio