Aktuale Më shumë

Kush prodhon më shumë energji në rajon?

Prej tvteuta22:02, 24 Shtator 2022

Mali i Zi është lider absolut në rajon për prodhimin e energjisë nga era. Pothuajse 9 për qind të energjisë elektrike e prodhon nga centralet me erë.

Shqipëria konsumon më së paku energji elektrike për banor, ndërsa Mali i Zi më së shumti.

Maqedonia e Veriut importon 1/3 e energjisë elektrike dhe është vendi më i varur nga importi në rajon.

Mbi 90 për qind e energjisë elektrike në Kosovë prodhohet nga qymyri, ndërsa e gjithë energjia elektrike në Shqipëri është nga burime të rinovueshme. Mali i Zi më së shumti prodhon energji elektrike nga era. Bosnja dhe Hercegovina është e vetmja që ka energji elektrike edhe për eksport.

Me prodhimin e energjisë elektrike nuk mund të mburret as Kosova. Edhe ky shtet nuk prodhon mjaftueshëm rrymë. Madje, edhe atë sasi rryme që prodhon, është nga qymyri, në termocentrale që janë ndotës të mëdhenj të mjedisit.

Mali i Zi , Serbia dhe Shqipëria  janë pothuajse në zero. Ata prodhojnë aq sa konsumojnë.

Bosnja dhe Hercegovina është i vetmi vend në rajon që ka energji për eksport.

E gjithë energjia elektrike që e prodhon Shqipëria është nga burimet e rinovueshme të energjisë, në pjesën më të madhe nga hidrocentralet.

  • 1

    Radio