Rajoni/Bota

Aktuale Më shumë

Kurti shtynë për 48 orë aplikimin e fazës së dytë për targat. Kërkesë e SHBA

Prej tvteuta22 November 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shtyrë për 48 orë zbatimin e fazës së dytë të vendimit për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në RKS – Republika e Kosovës. Kërkesën për shtyrje 48-orëshe e kanë bërë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier. Kjo për t’i lejuar zyrtarët evropianë dhe ata amerikanë që të angazhohen me Kosovën dhe Serbinë për të gjetur zgjidhje për këtë çështje. Si përgjigje ndaj kërkesës së ambasadorit amerikan, Kurti ka thënë se është i gatshëm të punojë me SHBA-në dhe BE-në për të gjetur zgjidhje në dy ditët e ardhshme.