Rajoni/Bota Më shumë

Kurti reagon pas vdekjeve nga koronavirusin në Kosovë: Me pak disiplinë do t’ia dalim

Prej tvteuta16:21, 6 Prill 2020

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas dy rasteve që sot përfunduan me vdekje si pasojë e koronavirusit.Ai përmes një postimi në Facebook, ka lutur qytetarët që të vazhdojnë të jenë të disiplinuar, meqë vendi po futet në javët kritike sa i përket virusit.“Mëngjesi i sotëm na doli më i hidhuri që nga 13 marsi dhe 22 marsi, ditët kur u shënua rasti i parë i infektimit dhe rasti i parë fatal si pasojë e COVID-19. Tani i kemi tre të vdekur gjithsej. Pra, nuk ka mbaruar asgjë. Në fakt, jemi në mes të betejës. Më shumë se kurrë na nevojitet vendosmëria e secilit qytetar. Prandaj: Qëndroni të pastër. Qëndroni në distancë. Qëndroni në shtëpi”, ka shkruar ai.Sipas tij, me disiplinë dhe me masat e marra, beteja do të fitohet.

  • 1

    Radio