Kurti priti ambasadorin Dinosha. Fqinjësia e mirë është prioritet
Prej tvteuta15:50, 19 Shkurt 2020
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha. Fqinjësia e mirë është prioritet i qeverisë së re, tha Kurti, dhe të dy vendet duhet të shkëmbejnë përvojat me qëllim krijimin e raporteve të sinqerta fqinjësore. Ambasadori Dinosha i shprehu kryeministrit Kurti urimet e vendit të tij, duke përcjellë edhe urimin e kryeministrit, Dushko Markoviq dhe të gjithë shqiptarëve në Mal të Zi. Sfidat me të cilat ballafaqohen të dy vendet në shumicën e rasteve janë të ngjashme ose të njëjta, prandaj edhe mësimet që mund të merren nga pervojat e dyanëshme janë me vlerë dhe në shërbim të zhvillimit të mëtejshëm , u konstatua në takim.