Rajoni/Bota Më shumë

Kurti kërkon që Perëndimi të mos bëjë presion për Asociacionin

Prej tvteuta09:47, 7 Shkurt 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u bëri thirrje fuqive perëndimore që të mos i bëjnë presion Prishtinës që të pranojë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, çështje që po rrit tensionet midis Kosovës dhe Serbisë.
Kurti, gjatë një interviste për Associated Press, tha se në vend të kësaj Perëndimi duhet të përqendrohet që ta bëjë Serbinë më demokratike dhe të largojë, ato që ai i quajti ide hegjemoniste të Beogradit. Kryeministri kosovar tha se Qeveria serbe duhet të pranojë pavarësinë e të gjitha ish-republikave jugosllave në mënyrë që “të përballet me të kaluarën”. Ai theksoi se Beogradi duhet të anojë më shumë drejt Bashkimit Evropian dhe NATO, e jo drejt Rusisë. Përndryshe Kurti zhvilloi një takim me ambasadorët e shteteve të Qunitit (SHBA-së, Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë e Italisë), por edhe disa ambasadorë të tjerë të akredituar në Kosovë.

  • 1

    Radio