Rajoni/Bota Më shumë

Kurti dhe Vuçiq me qëndrime të kundërta për Kosovën

Prej tvteuta12:51, 15 Shkurt 2020

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në konferencën e Sigurisë që po mbahet në Munih të Gjermanisë, ka thënë se ka ardhur koha që Serbia të çlirohet nga Kosova por edhe që dialogu me Serbinë duhet të vazhdojë. Kurti ka shtuar se bisedime nuk mund të ketë për territoret dhe është deklaruar kundër idesë së Mini-shengenit ballkanik.  Kjo ka ngjallur reagime nga presidenti serb Aleksandër Vuçiq, i cili e ka kundërshtuar Kurtin duke ia rikujtuar se duhet të ketë parasysh se gjysma e vendeve të OKB-së nuk e njohin Kosovën. Takimi u zhvillua me dyer të mbyllura sipas parimit “Chatam Haus”, që do të thotë se pjesëmarrësit nuk kanë të drejtë të publikojnë detaje nga takimi. Përveç Kurtit dhe Vuçiq, në takim ishin prezent edhe presidenti Thaçi, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama si dhe udhëheqës të tjerë të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

  • 1

    Radio