Kurtezi: Duhet te degjohet zeri i faktorit shqiptare mbi Ligjin zgjedhore
Prej tvteuta17 December 2018
Në datën 14 dhjetor 2018, Ambasadori i Republikes se Shqiperise, Ridi Kurtezi zhvilloi një takim zyrtar me Kryetarin e Parlamentin të Malit të Zi, z. Ivan Brajoviq. Takimi pati qëllim njohës dhe për të stimuluar bashkëpunimin midis dy parlamenteve dhe ndërmjet komisioneve parlamentare. Gjatë takimit te dy bashkebiseduesit kane vleresuar marrëdhëniet pozitive dhe miqësore, midis te dy vendeve duke theksuar se ka një përputhshmëri të plotë sa i përket cështjeve kryesore të politikës së jashtme. Diplomacia parlamentare është instrument që duhet të përdoret nga dy vendet ndaj dhe te dy zyrtaret kane inkurajuar qe bashkepunimi të shtrihet edhe në komisionet parlametare duke marrë si shembull marrëdhëniet shumë të mira midis dy komisioneve të jashtme.