Sociale Më shumë

Kurt: Nuk ka vend për panik, ruani qetësinë

Prej tvteuta11:42, 16 Mars 2020

Me përhapjen e koronavirusit është përhapur edhe paniku tek individi. Si mund të menaxhohet kjo dukuri, psikologja klinike Majlinda Kurt në emisionin e mëngjesit “Ditë e Re” në TV Teuta thotë se secili nga ne fillimisht duhet të punoj me vehten që mos të bie pre e frikës dhe duhet të përballet me të. “Duke patur parasyesh që ataku i panikut zgjatë 10 minuta duhet të dihet si të menaxhohet me të duke ruajtur kontrollin, qetësinë dhe duke vënë fortësinë e vet primare përpara fortësisë që paniku mund të sjellë”, spjegon psikologja. Psikologja Kurt gjithashtu deklaron që nuk ka arsye të panikosemi me situatën aktuale, sepse në Mal të Zi ende nuk ka ende rast të koronavirusit dhe në këtë drejtim duhet të jemi të qetësuar. Patjetër që duhet të jemi të kujdesshëm dhe të mbrojmë vehten dhe ti përmbahemi rregullave të cilat shteti na ka përgaditur, shton ajo.

  • 1

    Radio