Kulturë Më shumë

Kurs falas për mësimin e gjuhës turke

Prej tvteuta12:04, 26 Janar 2018

Gjuha turke si trend i kohës së fundit është e përhapur pothuajse në të gjithë botën, kështu që dhe në Ulqin njihet shumë mirë si gjuhë. Ndoshta serialet të cilat kanë pushtuar gjitha kanalet televizive kanë bërë që të ketë interesim më të madhë për këtë gjuhë, por ndoshta dhe kultura e cila është pak a shumë e përbashkët i nxitë ulqinakët që ta mësojnë.

Kursi i gjuhës turke i cili është në kuadër të Bashkësisë Islame të Ulqinit, i mbështetur nga Agjensioni turk për zhvillim TIKA ofrojnë mësimin falas për të interesuarit. Të ftuaret në emisionin e mëngjesit “Ditë e re”, Aksa Hajdinaga, Hana Katana dhe Naxhije Mollafolën mbi eksperiencën e tyre të fituar dhe spjeguan se kursi ndahet në disa cikle, A1, A2, B1 dhe B2 ku mësojnë përveç fjalëve elementare dhe gramatikës, kanë gjithashtu bashkëbisedim. Kursi rifillon përsëri me datë 5 shkurt dhe të gjithë të interesuarit mund të lajmërohen pranë Bashkësisë Islame.

  • 1

    Radio