Aktuale Më shumë

Kuqezinjtë pësojnë në “Air Albania”, nga Izraeli

Prej tvteuta17:30, 11 Qershor 2022

Shqipëria nuk ia doli të ruaj epërsinë prej 1:0 dhe në fund pësoi humbje nga Izraeli. Të premten mbrëma në “Air Albania” në Tiranë, kuqezinjtë pësuan me shifrat 2:1. Ndeshja ishte e vlefshme për Grupin 2 të Ligës B të Ligës së Kombeve.

Shqipëria mbetet e treta me një pikë. Izraeli ka dalë në vendin e parë me 4 pikë. Dy pikë i ka Islanda e vendit të dytë.

Shqipëria kaloi në epërsi në fund të pjesës së parë (45+2’). Ivan Balliu u ndal në zonë në mënyrë të palejuar, ndërsa Armando Broja ishte i saktë nga pika e bardhë.

Por pjesa e dytë solli përmbysjen e shifrave. Manor Solomon shënoi gol të bukur në minutën e 57-të për të barazuar shifrat në 1:1. Ai fitoi duel në zonë me Berat Gjimshitin dhe gjuajti saktë.

I njëjti lojtar realizoi për 2:1 në minutën e 73-të. Fillimisht Etrit Berisha ndali një gjuajtje të Izraelit nga distanca. Topi erdhi te Liel Abada, që gjeti para portës Solomonin. Ky sulmues nuk lëshoi rastin e artë dhe shënoi për golin e fitores.

Shqipëria pas tri ditësh luan miqësore me Estoninë. Ndërkohë dy ndeshjet e fundit në edicionin e tretë të Ligës së Kombeve i luan në shtator. Më 24 shtator luan në udhëtim me Izraelin, ndërsa më 27 shtator e pret Islandën.

  • 1

    Radio