Kupa Evropiane e shkollave në shah mblodhi fëmijët nga shtatë vende të ndryshme
Prej tvteuta10:33, 20 Tetor 2019
Në kompleskin hotelerik “Holiday Village” në Ulqin, është duke u mbajtur Kupa evropiane shkollore në shahun individual për fëmijët e moshave prej 9 deri 15 vjeç. Në këtë turne marrin pjesë 32 fëmijë nga 7 vende të ndryshme, duke përfshirë edhe dy nga Mali i Zi. Organizator të turneut janë Federata e shahut e Malit të Zi dhe Federata evropiane. Prej pjesmarrësve nga Mali i Zi është veçuar Peko Gjurovi1 nga Cetina, dhe pritet që të marrë të paktën një trofe. Muajin tjetër, Ulqini do të jetë nikoqir i një turneu tjetër të madh të shahut, Kampionatit të 34-të evropian për meshkuj dhe Edicionit të kampionatit të 24-të për femra, që do të mbahen prej më 9 deri më 17 nëntor.