Kriza në Ukrainë

Aktuale Më shumë

Kundërofensiva e Ukrainës krijon përçarje në Rusi

Prej tvteuta13 September 2022

Kundërofensiva e forcave ukrainase në territoret e pushtuara nga rusët në lindje të shtetit, ka shkaktuar përçarje politike edhe në Rusi, raporton “El Pais”. Liderët e propagandës ruse po bëjnë thirrje haptazi për ekzekutimin e komandantëve që kanë pasur detyrë ta mbrojnë territorin që është humbur, ndërsa disa grupe po kërkojnë që të ndëshkohen ata që e kanë bindur presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, se trupat ruse do të priten me përqafime në Ukrainë. Më tepër raportohet se më tepër se 40 këshilltarë nga St. Petersburgu e Moska i janë adresuar Parlamentit duke propozuar shkarkimin e Putinit. Po e akuzojnë atë për tradhti. Kundërsulmi i Ukrainës ka zënë forcat ruse në befasi. Ukraina po rikthen me shpejtësi territoret e humbura.