Opinion Më shumë

Kumtesë e Shtabit lokal për mbrojtje dhe shpëtim-Ulqin

Prej tvteuta16:59, 28 Mars 2020

Ekipi lokal për mbrojtje dhe shpëtim i Komunës së Ulqinit
Kumtesë, nga takimi i datës 27.03.2020

1. Ekipi lokal për mbrojtje dhe shpëtim i Komunës së Ulqinit është vazhdimisht në përcjellje të situates dhe lajmërimeve nga organet kompetente, ndërmerr masa të parapara me Ligjin për mbrojtje dhe shpëtim të Mal të Zi më qëllim të rritjes së gatitshmërisë dhe parandalimit të përhapjes së rrezikut dhe pasojave që mund të rrjedhin nga ai.

2. Situata epidemiologjike momentalisht është në nivel të kënaqëshëm sepse numri i të sëmuarëve nga koronavirusi në Ulqini mbetet 3, deri sa 410 persona janë nën mbikëqyrjen e epidemiologut kujdestar për Ulqin dhe Tivar.

3. Është konstatuar që kompania Karisma ka dhënë objektet e saja për shfrytëzim për karantinë. Me datën 27.03.2020, në objektin e ish hotelit Bellvue, momentalisht qendrojnë 111 persona.

4. Do të përsëritet dezinfektimi i objektit të Komunës, Drejtorisë së Policisë, Gjykatës Themelore, Shtëpisë së Shëndetit dhe hapërsirave të Shërbimit të mrojtjes dhe shpëtimit, nga ana e kompanisë Veterinum nga Ulqini.

5. Kryetari Loro Nrekiqi dhe udhëheqësi i Ekipit dhe komanduesi në DP – Departamenti i sigurisë Ulqin Nikolla Tomoviq kanë dhënë shqarime lidhur me masën e TKSHT për ndalimin e komunikacionit interurban, me theks të veçantë në lëvizjen e personave juridik më qëllim të furnizimit të shitoreve të tyre, udhëtimin e qytetarëve për nevoja shëndetësore dhe për prodhuesit bujqësor të cilët duhet të posedojnë vendimin për evidentim në Regjistrin e amvisërive bujqësore lëshuar nga Ministria e bujqësisë dhe zhvillimit rural ose nga Drejtoria për siguri ushqimore, veterinari dhe punët fitosanitare, deri më datën 24 mars 2020.

6. Lidhur me kërkesat e afaristëve të cilët merren më veprimtari shërbyese (shitja e ushqimit dhe pijeve) për lëshim të lejes (pëlqimit) të përkohshëm për ushtrimin e veprimatarisë së tyre, informohen që të gjitha kërkesat janë përcjellur Sekretariatit për ekonomi dhe zhvillim ekonomik. Objektet shërbyese për shpërndarjen e ushqimit – keteringut mund të ushtrojnë veprimtarinë e tyre në pajtim me ligjet dhe urdhërat në fuqi, duke iu përmbajtur ndalesës të qendrimit të konsumatorëve në objekt.

7. Është potencuar rëndësia e rrespektimit të rrept të paraqitjes mediatike dhe dhënies së informacioneve, cilat mund të jepen vetëm nga personat kompetent dhe të autorizuar.

8. Obligohen të gjithë, sidomos shitësit e bukës, t’i përmbahen ndalesës që i njëjti person të përgatisë ushqimin dhe të bëj marrjen e të holave për pagesë.

9. Në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Ulqinit do të bëhet shpërndarja e ndihmave për rastet sociale, para objektit të Postës. Përgjegjëse për këtë punë është nënkryetarja Hadixha Gjoni.

10. Udhëheqësi i Ekipit dhe kryetari i Komunës ka propozuar që të gjithë funksionarët lokal, anëtarët e këshillave drejtues dhe bordeve të drejtorave, si dhe drejtorat e subjekteve afaristë të themeluar nga Komuna e Ulqinit, të heqin dorë nga një pjesë e rrogës për muajin mars si donacion për Trupin Koordinues Shtetëror. Në këtë drejtim kryetari Nrekiq do të pagojë gjysmën e rrogës së tij për muajin mars TKSH.

11. Publikisht falenderohet bashkëqytetaret Zehra Smajloviq dhe Mira Boroviq për donacion – qepjen e maskave mbrojtëse.

12. Nga Drejtoria për sigurinë në det kumtohet për ndalesën e daljes të mjeteve lundruese nga portet dhe marinat në det, përpos peshkatarëve dhe personave me leje për peshkim.

13. Është propozuar të hapet qendra për logjistikë ku do të bëhet grumbullimi i materialeve dhe donacioneve, të cilat do të shpërndahet vetëm me dije dhe pëlqim të kryetarit të Komunës.

14. Përkrahen të gjitha masat e ndërmarra nga TKSH, të cilat aplikohen dhe respektohen në mënyrë të disciplinuar në territorin e komunës së Ulqinit. Falenderohen qytetarët e Ulqinit për mirëkuptim sidomos për rrespektim të distancimit social dhe aksionit “Rri në shtëpi”.

15. Udhëheqësi, zv/udhëheqësi dhe të gjithë anëtarët e tjerë të Ekipit lokal për mbrojtje dhe shpëtim duhet të qëndrojnë në komunikim të vazhdueshëm, të shkëmbëjnë të dhënat e rëndësishme dhe të sigurojnë koordinimin mes organeve/enteve/institucioneve në nivel lokal dhe shtetëror. Në këtë kontekst, udhëheqësi i Ekipit ka kritikuar ashpër anëtarët e Ekipit të cilët mungojnë nga puna dhe takimet në këtë moment kaq të rëndësishëm për Ulqinin dhe Malin e Zi.

  • 1

    Radio