KUMTESË E SHOQATËS SË ULQINIT NË CIKAGO
Prej tvteuta13:03, 26 Qershor 2017
Shoqata E Ulqinit ne Cikago ka reaguar përmes një kumtese për opinion lidhur me Ngjarjet e 17 Qershorit. Ata ndër të tjera deklarojno se ëto ngjarje kanë ngjallë habitje, shqetësim dhe pa knaqësi te mërgimtaret Shqiptarë nga Komuna e Ulqinit që jetojnë në Çikago!
Kumtesen mund ta lexoni ne teresi:
Ngjarjet e 17, Qershorit ngjallen habitje, shqetësim dhe pa knaqësi te mërgimtaret Shqiptarë nga Komuna e Ulqinit që jetojnë në Çikago! Aksioni dhe sjelljet brutale të njësive policorë nga qyteti i Tivarit që rezultuan në maltretime dhe rrahje fizike në disa lokalet e Ulqinit me ç’rast u lënduan një numër i madh i të rinjve u dënua ashpër nga të gjithë antarët e Shoqatës Ulqini në Çikago. Me vemëndje i kemi përcjellur deklaratat e Cungut, Nimanbegut dhe Zenkes: Që kërkuan dorëheqje apo shkarkime të policëve, por në vendet demokratike personat që kalojnë kompetencat zyrtare denohen sipas ligjit. Apsurde apo jo shteti më i ri i Natos, shteti malazias po hesht ndaj dhunes dhe sjelljeve jo njerzore që u bënë ndaj të rinjve Shqiptarë në Ulqin. Besohet që qeverisë së Shtetit të Malit të Zi i intereson vetem ndihma e Shqiptarve kur në pytje është antarsimi në Nato apo ngritja e renomes të përgjithshme ndërkombtare. Falenderimi i shtetit Malazias po shpërblehet me arrestime dhe rrahje fizike si sot dhe dje! Këto ngjarje ngjallin mosbesim dhe shqetësim tek ne dhe fëmijët tanë kur në pyetje është siguria e tyre kur vizitojnë vendlindjen e tyre. Andaj apelojmë te udhheqësit e Partive Shqiptarë, te Kryetari i Komunës së Ulqinit, Këshilli Nacional i Shqiptarve në Malë të Zi dhe të gjitha subjektet tjera që të marrin masa adekuate në preventimin e ndodhjeve dhe ngjarjeve të tilla! Në mënyrë që situata e 17, Qeshorit mos të përsëritet. Kryesia e Shoqatës Ulqini Në Çikago