Kulmi i papërgjegjësisë qytetare: Ish-Jadrani shëndrrohet në deponi
Prej tvteuta28 July 2017
Në periudhën kur supozohet të shënohet fluksi i sezonit turistik , disa nga zonat më të vecanta të qytetit të Ulqinit po përballen me një problem shqetësues që është shëndrrimi i tyre në deponi. Përveç parkingut poshte Kalasë së Ulqinit , edhe vendi ku dikur ka qenë hoteli “Jadran “ krahas bekimit nga natyra po demtohet nga vetë dora e njeriut. Muhamed Muho Tafa banor i vjeter i qytetit të Ulqinit , i cili siç tregon vetë ështe rritur në zonën e ish hotelit Jadran , me emocione të mëdha rrëfen për TvTeuta se si dita -ditës kjo pjesë e qytetit po shkatërrohet në menyrë të vetëdijshme nga banoret e kësaj zone. Pikërisht ne këtë pjesë pak kohë më parë Sherbimi i mbrojtjes dhe shpetimit i Komunës së Cetinjës ka pastruar plotesisht një nga pjesët më alarmante por pa arritur që të vetedijesojë banorët e kësaj zone.