Kuka vazhdon me thirrjen e njëjtë për sportin e xhudos
Prej tvteuta11:17, 19 Maj 2020

Pas dy muajve bllokadë të krijuar nga përhapja e pandemisë Covid-19, trajneri i mirënjohur i xhudos, Driton Kuka, ka thënë se sporti duhet rifilluar.
Kuka u ka dërguar edhe një propozim organeve kompetente në të cilin është planifikuar rifillimi gradual të klubeve të xhudos në Kosovë.
“Merreni seriozisht pjesën më të fortë të imazhit të shtetit e besa edhe mbarë Kombit Shqiptar”.
Postimi i plotë nga Kukës:
Sporti duhet rifilluar …
Merreni seriozisht pjesën më të fortë të imazhit të shtetit e besa edhe mbarë Kombit Shqiptar!
Federata e xhudos ka dërguar te kompetentët se si kemi planifikuar rifillimin gradual të klubeve të xhudos në Kosovë!
Reflektoni karshi Sportit!