KSHZ-ja nesër konfirmon mandatin deputetëve të rinj
Prej tvteuta14:14, 15 Nëntor 2023
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në seancën e nesërme do t’i konfirmojë mandatet e deputetëve të rinj, ka njoftuar për Portalin RTMZ, kryetari i KSHZ-së, Nikolla Mugosha.
Në fund të tetorit, KSHZ ka dorëzuar raportin për plotësimin e vendeve vakante parlamentare.
Deputet të rinj në Parlamentin e Malit të Zi janë zgjedhur Dane Markoviq nga lista elektorale e Lëvizjes Evropa tani, Angjella Vojinoviq nga lista zgjedhore “Aleksa dhe Dritan – guximi vlerësohet”, Nikolla Zirojeviq nga socialdemokratët.
Mandatet e deputetëve i kanë filluar edhe Dejan Gjuroviq, Bojana Piçan dhe Vas Obradoviq nga lista zgjedhore “Për të ardhmën e Malit të Zi” dhe Fatmir Gjeka nga Aleanca Shqiptare.