Sociale Më shumë

Kryteari Cungu priti në takim përfaqsuesit e Energi ONLUS

Prej tvteuta16:50, 17 Shkurt 2017

 Kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu u takua me përfaqësuesit e organizatës italiane Energi ONLUS të specializuar për përgatitjen e projekteve të Bashkimit Evropian. Komuna është pjesë e marrëveshjes të nënshkruar me provincën e Leçes në Itali dhe Komunën e Lezhës në Shqipëri për pjesëmarrje të përbashkët në programin e Komisionit Evropian Interreg Mali i Zi – Shqipëri – Itali, i cili do të hapet në fillim të marsit të këtij vitit.

Kryetari Cungu i njoftoj të pranishmit për objektivat dhe planet afatgjata të Komunës, dhe si projekt ide propozoi revitalizimin e ullishtës në Valdanos si park të mbrojtur të natyrës. Poashtu, në takim si ide të mundëshme u përmendën projektet në fushën e levizjeve të qytetarëve dhe mbrojtjes së mjedisit.

  • 1

    Radio