Sociale Më shumë

Kryqi i Kuq : Donacion nga firma “Popoviq” e Nikshiqit

Prej tvteuta16:47, 17 Prill 2020

Kryqi i Kuq në Ulqin vazhdon me aktivitetin e vet të ndarjes së ndihmave për familjet në nevojë në këtë situatë të krijuar nga përhapja e Covid 19. Situata është rënduar duke qënë se shumë përsona aktualisht kanë mbetur pa punë, kështu që numri i banorëve të Ulqinit të cilët për çdo ditë i drejtohen Kryqit të Kuq është në rritje. Ndihmat janë siguruar falë Kryqit të Kuq të Malit të Zi, tha për TV Teuta drejtuesi i këtij institucioni në Ulqin, Toma Nikpreleviq. Së fundi donacioni erdhi nga firma “Popoviq” nga Nikshiqi, të cilët dhuruar një sasi të konsiderueshme të miellit, tha Nikpreleviq.Ai shton se presin edhe ndihma të tjera nga donatori kryesor. Për momentin numri i vullnetarëve që po bëjnë shpërndarjen e ndihmave është  i mjaftueshëm, dhe se dita ditës paraqitën vullnetarë të rinjë.

  • 1

    Radio