Vetëm një javë para kuvendit të ashtuquajtur të unitetit, zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës besojnë se kryeministri Isa Mustafa është në pozitën më të favorshme për t’u rizgjedhur kryetar i kësaj partie, shkruan shtypi I Prishtinës.
Haki Rugova, anëtari i Kryesisë së LDK-së, nuk e ka asnjë pikë dyshimi se ky do të jetë rezultati i zgjedhjeve partiake. Pavarësisht se interesimin e tij për pozitën e shefit të kësaj partie e shfaqi edhe një nga figurat themeluese e që shihet si kundërshtari më serioz i Mustafës, ish-presidenti Fatmir Sejdiu.