Sociale Më shumë

Kryetari Nrekiq uron Krishtlindjet ortodokse

Prej tvteuta09:30, 6 Janar 2019

Kryetari i Komunës së Ulqinit , Loro Nrekiq, ka dërguar mesazh urimi me rastin e Krishtlindjeve ortodokse. “Të gjithë besimtarëve ortodoksë, me rastin e festës së Krishtlindjes, ju dëshiroj mbarësi e lumturi, duke uruar që në familjet Tuaja të ketë shëndet e begati, paqe e dashuri. Uroj që mesazhet e fuqishme që përcjell kjo festë si paqja, toleranca e mirëkuptimi mes njerëzve, të jenë pjesë e jetës së përditshme të të gjitha familjeve. Kjo festë të na forcojë edhe më shumë besimin dhe dëshirën për mirësi, paqe, dashuri dhe harmoninë midis njerëzve pa dallim etnie e besimi.”, thihet në urimin e kryetarit Nrekiq.

  • 1

    Radio