Sociale Më shumë

Kryetari Nrekiq ndihmoi në shpërndarjen e porcioneve falas

Prej tvteuta17:03, 16 Shkurt 2019

Kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq, me bashkëpuntorët e tij ka vizituar sot kioskun nga i cili bëhet shpërndarja e porcioneve falas për ata që kanë nevojë. Nrekiq tha se këtë vizitë ka dashur ta bëjë më herët por nuk ka pasur mundësi për shkak të obligimeve të shumta.  “Sot kam pasur më shumë kohë të lirë dhe kam vendosur të vizitojë këta njerëz punëtorë. Komuna e përkrah këtë aksion human dhe gjendemi në dispozicion për çfarëdo që kanë nevojë.”, tha ndër të tjera Nrekiq. Aksioni i shpërndarjes së porcioneve falas do të zgjasë deri në fund të muajit shkurt, kurse në plan është edhe hapja e kuzhinës popullore nga ana e Komunës së Ulqinit.

  • 1

    Radio