Politikë Më shumë

Kryetari Nazif Cungu uron qytetaret e Komunes se Ulqinit

Prej tvteuta21:29, 1 Janar 2018

Të nderuar  qytetarë,

Në  këtë natë të ndrrimit të motmoteve  kam nder dhe  kënaqësi te vecantë  tju  përcjell urimet më të  përzemërta për  Vitin e Ri 2018.

Le të jetë  një vit i mbarë  për të gjithë juve dhe  familjet tuaja. Ta gëzoni me shëndet, lumtiri dhe  mirëqenje.

Në këtë natë të gëzuar , dëshiroj të përcjellim hare dhe mbarësi, të jemi pranë fëmijëve , të rinjve , prindërve,   pranë vëllezërve dhe motrave tona në diasporë  dhe  të urojmë  njëri tjetrin pa dallime të fesë dhe kombit.

Unë mbetem i përkushtuar ndaj Jush dhe ndaj përgjegjësisë që mbaj si kryetar  dhe  jam i bindur  që bashkarisht mund të realizojmë dhe të tejkalojmë çdo sfidë, për ta ngritur vendin tone në piedestalen e suksesit.

Uroj që viti 2018 të jetë vit  i suksesit dhe punës së mirëfilltë e cila do të sjellë  zhvillimet ekonomike dhe sociale për mbarëvajtjen e jetesës në Komunën e Ulqinit.

Urime dhe Gëzuar të gjithëve!

  • 1

    Radio