Kryetari Kajoshaj fiton dhuratën e parë nga kryetari Çapuni
Prej tvteuta22:04, 21 Mars 2019
Seanca konstituive e Kuvendit të Komunës së Tuzit nuk ishte e karakterit vetëm procedural, ajo në vete mbante edhe atë emocional dhe kombëtarë, sepse shënon një histori të re, një Komunë të re me përfaqësim shumicë shqiptare.
 Se kjo ka ndienje kombëtarë më së miri vërehet edhe në dhuratën e parë të cilën Kryetari I Kuvendit të Komunës më të re Fadil Kajoshaj e fitoi pikërisht nga homologu I tij nga komuna tjetër shqiptare, ajo e Ulqinit, nga Dr. Ilir Capuni, i cili e përcolli në tërësi këtë séancë. Të dy krerët e Kuvendeve, ai I Tuzit dhe ai I Ulqinit, u shprehen të kënaqur me tërë këtë proces duke shpresuar se kjo komunë në të ardhmen do të punojë në mënyrë të mirëfilltë në zhvillim ekonomik dhe mbarëvajtjen e saj.