Politikë Më shumë

Kryetari I Ulqinit takohet me zyrtarë të Drejtorisë për cështje të inspeksionit

Prej tvteuta14 September 2017

Në kabinetin e Kryetarit  Cungu  u zhvillua  takimi me Drejtorin  e drejtorisë  për ceshtje të inspeksionit Ali Koshutom ku u bë fjalë  për mënyrën  e  ndërtimit të objekteve  në teritorin e komunës së Ulqinit. Kryetari Nazif Cungu nënvizoi se  në Ulqin duhet ndërtuar  objekte të reja  që do të jenë në funksion të zhvillimit të qytetit, por  ndertimi  duhet bërë konformë normave ligjore, paralelisht me këtë  duhet  punuar  dhe në infrastrukturë. Komuna tha më tej  Kryetari ka synim  që të  shpejtojë  rritjen ekonomike  e kur jemi tek kjo dua  të theksoj se  jemi në process të përpunimit të  19 planeve, përfundimi I tyre  ppritet deri në fund të këtij viti. Në takim u tha po ashtu që Komuna pret  nga qytetarët që  të ndërtojnë  konformë planeve  e punët e tyre do të përcillen. Nga ana tjetër edhe Drejtoria  për  cështje të inspeksionit do të  shtojë kontrollet  dhe me vëmëndje do të përcjellë punimet ne terren. Në takim u përshëndet puna e komunës së Ulqinit në  hartimin e planeve te reja urbanistike. Kur është fjala për  zhvillimin urbanistic të qytetit, pritet që në ditët në vijim  të  zhvillohen  diskutime publike e kjo njëherit është dhe ftese  për të gjithë  qytetarët e interesuar që  ti përgjigjen ftesës.