Aktuale Më shumë

Kryetari i Parlamentit hungarez për një vizitë zyrtare në Mal të Zi

Prej tvteuta15:16, 15 Shtator 2024

Kryetari i Kuvendit të Hungarisë, Lazlo Kover, nga sot deri të martën do të jetë për një vizitë zyrtare në Mal të Zi.

Parlamenti malazez njoftoi se Koveru do të pritet nga kryetari i Parlamentit të Malit të Zi Andrija Mandiq.

Mësohet se nesër në pllajën para Kuvendit do të mbahet një pritje festive, pas së cilës Mandiq do të bisedojë me Koverin në zyrën e tij.

Kuvendi tha se pas shkrimit në librin e përshtypjeve, në Sallonin e Bardhë do të organizohet një takim me Mandiqin dhe delegacionin e Parlamentit të Malit të Zi.

  • 1

    Radio