Politikë

Politikë Më shumë

Kryetari i Kuvendit Dr Ilir Capuni uron Vitin e Ri

Prej tvteuta2 January 2019

Bashkëvendas të nderuar kudo që ndodheni, Jemi në ditën e fundit të këtij viti. Ka qenë vit i rëndë, me ngjarje të papritura e të zymta. Disave nga ju u djeg ullishta kurse të gjithëve neve na dogji zemra. Ulliri dhe njeriu rrëzohen, por gjithmonë ngriten lart dhe qesin filiza të reja. Na gëzoi Inva Mula, sukseset e Rrezart Cungut, Skender Katanës dhe të gjithë sportistëve tanë. Mos ta harrojmë edhe diplomimin e Edina Mustafiqit, diplomë kjo që hap një kapitull të ri në jetën kulturore në vend. Të ndjekim shembujt e zemërgjërëve tanë të njohur si Millanka Stijoviq dhe bujarëve të tjerë që veprat e mira i bëjnë në fshehtësi. Ulqini është qytet flori dhe jam i lumtur që jam përsëri në gjirin e tij. Në 365 ditët e ardhshme, paçi së paku po aq gëzime e suksese! Kryetari i Kuvendit të Komunës së Ulqinit Dr Ilir Çapuni